Argita Malltezi, vajza e kreut të PD Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
‘Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë timë do të jap një deklaratë’, iu tha ajo gazetarëve.
Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas një prononcimi të shkurtër me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.
Kujtojmë që bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për dosjen Partizani. Ndërsa ndaj babait të saj, Sali Berisha është caktuar masa “detyrim paraqitje”.