Ish-kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, është në kërkim që prej 23 dhjetorit, pas vendimit të Apelit që e riktheu në burg për dënimin me 2.8 vite për shpërdorim detyre.
Frrokaj ka dërguar një rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon pezullimin e dënimit deri në shqyrtimin e apelimit.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit, pas një hetimi për favorizimin e disa personave në regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
Frrokaj është ndëshkuar gjithashtu edhe nga gjykata e Shkodrës për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Pas një periudhe të shkurtër lirie falë amnistisë, ai do të rikthehet në burg.