Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga gjyqtari i Apelit te GJKKO-së, Engert Pëllumbi.
Në fletën e procesverbalit të paraqitjes së tij, Berisha ka theksuar sërish se vendimi ndaj tij është një akt i turpshëm politik dhe se prokuroria në kundërshtim me kushtetutën, kërkon t’i ndalojë fjalën e lirë.
Ndër të tjera, ai shkruan: “Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”.
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre.
Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”.