Ish kryeministri Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.
Kryetari i PD-së është pritur para SPAK nga protestues të shumtë, ndërsa godina e Prokurisë së Posaçme ishte rrethuar nga një kordon policor.
Sipas burimeve në orën 11 me paraqitjen e Berishës në GJKKO do zhvillohet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim.
Dy ditë më parë, ai nuk la as sulmet ndaj trupës së drejtësisë së re.
“Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do i denoncoj gjithnjë e më shumë”, tha Berisha.