Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi renditi disa faktorë ndihmojnë opozitë të rikthehet në pushtete, sipas tij, pas zgjedhjeve të vitit 2025.
Ai e quajti qeverisjen një “regjim autokrat që po grabit shqiptarët” ndaj edhe u kërkoi shqiptarëve në diasporë të regjistrohen dhe të votojnë kundër kësaj qeverie.
Bylykbashi tha se Partia Demokratike është një parti me mbështetje ndërkombëtare, duke sjellë në vëmendje tri rezoluta.
Ai shtoi se vota e diasporës do të jetë mbështetje për Partinë Demokratike.
Këto deklarata Oerd Bylykbashi i bëri pas kremtimit të 34 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Kukës.