KORÇË- Autoritetet lokale, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët nga dëbora në qarkun e Korçës dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve. Bëhet me dije se në zonën e Mashkullorës trashësia e dëborës ka arritur deri në 1.5 metër, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve të dëborës, ajo shkon deri në 2 metra.
Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilat janë të domosdoshme në këtë rrugë. Për ato mjete që e kanë të detyrueshme të lëvizin drejt fshatit Panarit, është bërë apel që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për përdorimin e zinxhirëve