Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri me një video urim të realizuar nga inteligjenca artificiale “krah” Ismail Qemali. Sali Berisha shprehet se Rama mund të shëtisë vetëm në botën virtuale pasi në realitet ai shoqërohet me banditë e trafikantë.
“Mirëdita, miq! Edi Rama ka zgjedhur të shoqërohet dhe të shëtisë me “Ismail Qemalin”, por vetëm në botën virtuale. Sepse, në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, me banditë dhe trafikantë.
Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament, i emëron në postet ndër më të lartat. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë, duke ndarë me ta fitime të mëdha.
Dielli me shoshë nuk mbulohet” shprehet ai.