Një perlë humoristike. Kështu e ka konsideruar juristi Ylli Manjani vendimin e sotëm të Apelit të Posaçëm, i cili i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” Sali Berishës, teksa SPAK kërkonte “arrestin në shtëpi”, ndërsa GJKKO i kishte revokuar të gjitha masat.
Sipas Manjanit, lind pyetja se ku duhet të paraqitet Berisha dy herë në muaj, pasi SPAK i ka përfunduar hetimet dhe çështja ka kaluar në gjykatë.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se as vetë SPAK-u nuk e kishte kërkuar që Sali Berisha tek ata.
Postimi i plotë:
Perlë o perlë humoristike ky fillim viti.
Gjykata e Apelit vendos të detyrojë Sali Berishën të paraqitet.
Hahahahahahahahaha.
Po ku të paraqitet, lind pyetja?!
Në SPAK?!
Po SPAK i ka mbaruar hetimet ndaj Berishës. Masa e sigurimit merret për të garantuar hetimet.
Nuk ka më dosje në SPAK, por në gjykatë. Kjo e fundit ka çmuar se ska pse të ketë më masë sigurie. Atëherë pse duhet të paraqitet në SPAK?!
SPAK sot është thjesht njëra prej palëve në proçesin penal para gjykatës. Atëherë ku të paraqitet, tek pala tjetër?! Po sikur të paraqiten Prokurorët tek Berisha a jemi në rregull?! Se në proces palët kanë mjete të barabarta…
Pastaj, tek kush konkretisht të paraqitet?! Tek OPGJ?!
Po kjo çështje nuk ka më OPGJ, se dosja ka vajtë në gjykatë.
Nuk jemi më në fazën e hetimeve, e kuptoni apo jo?!
Apo mos e dinë se SPAK është postë policie e zonave kufitare apo e qendrave të të internuarve… Janë mbyllur ato posta ore, që në 1990-ën…
As SPAK-u vetë nuk kërkoi paraqitjen e Berishës tek vetvetja!!!
Allahh, allah.
Më mirë të qeshim se çudia i jep seriozitet një llogjike krejt karagjoze.
***
Ore ka filluar mbarë vitriu. Vazhdojnë programet e humorit..