SPAK ka zbardhur akuzën rënduese mbi deputetin e Partisë Socialiste Plarent Nreca, i cili është marrë si i pandehur nga Struktura e Posaçme për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Sipas hetimeve të SPAK, ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca së bashku me zyrtarë të tjerë të Ministrisë, kanë favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit të riksonstruksionit të 4 komisariateve në vend.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se deputeti i PS ka favorizuar Gjon Radovanin në lidhje me tenderin e komisariateve si dhe e ka shpallur fitues pa plotësuar të gjitha kushtet ligjore. Në përfundim të gjithë proçesit, Radovani ka lidhur dhe kontratë bashkëpunuese me operatorët ekonomikë Derbi-E Shpk, edhe pse nuk i përmbushte kritetet ligjore.
Nga dosja hetimore bëhët me dije se mes Radonavit dhe Plarent Ndrëcës si dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë, janë zhvilluar disa takime ku është diskutuar mbi gjendjen aktuale të komisratiave në vend, konkretisht për atë të Vlorës, Mirditës, Tiranës dhe Pogradecit.
Gjithashtu në dosjen hetimore të SPAK gjendet dhe disa emaile të shëmbyera mes deputetit të PS dhe Radovanit ku i bëhen me dije këtij të fundit të dhënat lidhur me komisariatet që duhet të rikonstukturohen.
Sipas hetimeve të SPAK, Gjon Radonavi rezulton të jetë mik me ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj ku të dokumentuara në dosje janë mesazhet e shkëmbyera midis tyre. Kjo tregon se për shkak të lidhjeve të brendshme që Gjon Radovani ka patur me zyrtarë të lartë shtetërorë dhe brenda ministrisë së Brendshme, është favorizuar në lidhje me procesin e tenderimit.
Mbi Plarent Ndrecën rëndon akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera”, i cili në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë shtetërorë, me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), anëtarë të KSHA, si dhe drejtoreshën e kabinetit të Ministrit dhe drejtoreshën e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri, kanë krijuar avantazhe për Gjon Radovanin për të fituar tenderin për rikonstrukturimit të 4 komisariateve në vend nga kompania Derbi-E Shpk në bashkëpunim me APE Shpk, ku Radovani është ortak.