Kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë” është shndërruar në një himn të gëzimit dhe shpresës, duke përcjellë mesazhin e dashurisë për jetën. Me vargjet e poetit Agim Doçi dhe melodinë e Pirro Çakos, mori jetë kënga që rrëmbeu shpirtin e çdo dëgjuesi, që dhe sot pas 36 vitesh e shijon si ditën e parë.
Pas suksesit të arritur në atë vit, ai u shpreh se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses.
Tashmë që ajo është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten disa dekada më pas.
Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë.
Ishte viti 1988 kur Çako, ende në hapat e parë të karrierës, guxoi të kërkonte bashkëpunim me artisten më të dashur të momentit.
Kënga pati një rrugë të shpejtë dhe të pashmangshme drejt suksesit dhe në festivalin e 27-të të Këngës mori çmimin e parë. Për Top Channel, kompozitori pohon se ky bashkëpunim ishte hap vendimtar në karrierën e tij.
Pirro Çako: Parashqevia e ka kënduar atë këngë në një mënyrë të jashtëzakonshme, rrëqethëse që as unë nuk e besoja që do të kishte këtë shkëlqim zëri i saj. Më kujtohen fëmijët që dilnin në skenë dhe thoshin do ta fitojmë ne çmimin e parë. Mua më këputej shpirti se thosha ndoshta s’e fitojnë çmimin e parë, më vinte keq për fëmijët. Por deshi Zoti dhe çdo gjë shkoi mirë. Populli, juritë e rretheve ishin të gjithë me këtë këngë dhe ajo u kurorëzua me sukses.
Kjo këngë u bë hiti i dashurisë, gëzimit e lumturisë, që kaloi kufijtë e kohës dhe u bë simbol i në muzikës shqiptare. E duam lumturinë, dhe kjo këngë na kujton se ajo nuk është një destinacion, por një udhëtim që bëhet më i bukur me secilën notë dhe çdo varg që tingëllon në jetën tonë.
Këtë prag Krishtlindjeje, urimi i kompozitorin Pirro Çako për Parashqevi Simakun është rikthimi në skenën që ajo e ndriçoi me zërin dhe bukurinë e saj 30 vite më parë.
Pirro Çako: Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq she shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të binim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë.