Një juriste e dëshmuar dhe padyshim e suksesshme në profesionin e saj,poashtu një ish-asambleiste në Komunën e Prishtinës.
Mund të themi lirisht se Floriana me angazhimet dhe perkushtimet e saj,si në profesion ashtu edhe si asambleiste duke pasur prioritet ankesat dhe kërkesat e qytetarëve për t’i adresuar aty ku duhet,ajo ka dëshmuar që një femër përveç bukuris që ka,ka edhe suksese dhe të arritura çdo vend ku i jipet mundësia.
Në zgjedhjet që do të mbahen më 9 Shkurt,ajo ka vendosur të futet në garën për deputete në Kuvendin e Kosovës dhe ka numrin 81.
Deri tash ajo në asnjë moment nuk i ka zhgënjyer njerëzit,përkundrazi është munduar në maksimum për një mirëqenie më të mirë.
Duke uruar që do të vazhdojë të jetë e njejta,neve nuk na ngelet asgjë tjetër përpos t’i urojm Florianës,shëndet dhe suksese pafund.
Më poshtë mund të gjeni një adresim të saj,sa i përket përshkrimit të punëve dhe angazhimeve të saj gjatë gjithë viteve 👇
Me përvojën për më shumë se një dekadë në dy fusha mjaft të rëndësishme atë të integrimeve evropiane dhe në fushën e hartimit dhe harmonizimit të legjislacionit, vlerësova se është momenti i duhur, që të tashmë dhe të ardhmes sonë t’i ofrojmë më shumë.
Përgjatë periudhës 4, 5 vjeçare u pa se sa të rëndësishme janë këto dy komponentë, koordinimi në përgjithësi, e me theks të veçantë me parterët tanë strategjik e po ashtu edhe hartimi dhe harmonizimi i legjislacionit, duke qenë thellë e bindur, se duhet ndërrim qasje.
Qytetarët tashmë e kane kuptuar se kjo qasje që kishim për këto 4, 5 vite, është jo e duhur, e gabuar, drejtësia dhe institucionet e drejtësisë akoma vazhdojnë të ballafaqohen me sfida, këto sfida nuk mund të zgjidhen me sulme, me etiketime e me çka jo.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, andaj një qasje e re, i duhet Kosovës për fushën e drejtësisë, e ajo është me një koncept të gjithëpërfshirës, të cilin unë do të angazhohem të instalohet. Institucionet e drejtësisë duhet të mbështeten, është detyrë e Qeverisë së re me në krye Bedri Hamzën që t’i adresoj këto sfida.
Vetingu, premtim megaloman i kësaj qeverie nuk u bë, u rriten pritshmëritë tej masë për qytetarët, por edhe po qese do të bëhet, është i pamjaftueshëm.
Adresimi i sfidës për një drejtësi brenda kohës së arsyeshme duhet të bëhet me angazhim të përbashkët të, jo me politikë përjashtuese, por me koncept të gjithëpërfshirës.
Zotohem se do të jem zëri i adresimit të sfidave të drejtësisë, jo i sulmeve, siç kemi qenë dëshmitarë të këtij mandati.
Shtresat më meritore të këtij vendi, ato të dalura nga lufta e lavdishme e UÇK-së, duhet të gëzojnë respekt, qeveria e re, përveç se do të ua rris pagat, pensionet ajo nuk do t’i maltreton ata të ballafaqohen me procedura gjyqësore për realizimin e të drejtave të tyre, përvec të garantuara me ligj, edhe të konfirmuara nga të gjitha gjykatat e rregullta të vendit.
Kosova mundet më mirë, Kosova duhet të jetë më mirë, e këtë pa dyshim e mundëson Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Bedri Hamza, për të cilën qeveri, unë si deputete e ardhshme, me mbështetjen tuaj do të angazhohem me tërë qenien, dhe tërë eksperiencën time që ky program, i cili është program i nevojave të qytetarëve i dala nga takimet dhe diskutimet e shumta me qytetarët është programi që i duhet Kosovës, është qasja që i duhet Kosovës, është rruga që i duhet Kosovës.
Mbështetja juaj për Partinë Demokratike është mbështetje për një trajtim me dinjitet të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët në këto kapacitet, si ish udhëheqës të UÇK-së dhe themelues të shtetit po ballafaqohen me akuza, ata meritojnë trajtim ndryshe nga qe kemi pare në këto vitet e fundit, ata janë historia më e lavdishme e popullit shqiptarë në përgjithësi, e e Kosovës në veçanti, ata nuk duhet të ballafaqohen me sfida të natyrës financiare, është obligim ligjor e kombëtar që atyre t’u sigurohet mbrojtje juridike, duhet të tejkalohet çdo vështirësi që kjo mbrojte të ju garantohet nga shteti, këtë do ta bëjë qeveria e re e Kosovës me në krye Bedri Hamzen.
Kuvendi i Kosovës është institucion tepër me rëndësi, aty kërkohen njerëz me integritet e përvojë, andaj, unë pa dashtë me tingëllu si jo modeste, ju siguroj se i posedojë këto cilësi, për të qenë një zë i fuqishëm i juaj në këtë institucion, do të jem në çdo kohë e gatshme dhe e qasshme për adresimin e halleve, shqetësimeve tuaja, adresimi i të cilave do të bëhet bashkërisht me ekipin që ka PDK-, me në krye Kryeministrin e Kosovës z. Hamza.
Prandaj, ju ftoj të bëhemi bashkë, të na bashkoheni ju, familjet tuaja, dhe kushdo që ka vullnet e gatishmëri me kontribu për një Kosovë që mundet më mirë.