InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Show Biz

Publikohet dosja e sigurimit të shtetit, ja çfarë shkruhej për Parshqevi Simakun

22 Dhjetor, 2024
in Show Biz
A A
Publikohet dosja e sigurimit të shtetit, ja çfarë shkruhej për Parshqevi Simakun

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991, ka publikuar një dokument ku jepen disa detaje lidhur me një ngjarje të gushtit 1989 në Qytetin e Studentit Tiranë. Tri studentë të Institutit të Lartë të Arteve pas mbarimit të emisionit televiziv ‘Muzikë për të gjithë’ në godinën nr.7 nisën të këndonin dhe të thërrisnin me parullat “Rroftë instituti’, ‘Artet janë bota’.E më pas nga godina nr.5 dëgjohen ‘Viva Parashqevi, Viva’, ‘Poshtë fashizmit’ dhe pastaj ‘Eja mblidhuni këtu këtu’. Ngjarja, e dokumentuar në dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, përfaqëson shpirtin e rinisë shqiptare që, edhe në një kohë të errët, shfaqi shpresë dhe guxim për të sfiduar shtypjen, duke reflektuar ndryshimet e mëdha që ndodhnin në Evropën Lindore.

Shkrimi i plotë: 

Edhe në errësirën më të madhe rinia gjen mënyren për të shprehur lirinë e munguar, edhe pse në format më naive tē reagimit ndaj shtypjes, kontrollit dhe ndëshkimit.

Tiranë, ora 21:34, e datës 20.08. 1989, në qytetin e Studentëve në mbarimit të emisionit televiziv “Muzikë për të gjithë”, në godinë nr-7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë ulët këngë dashurie, por atyre iu bashkohen djem e vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla “Rroftë Instituti” dhe “Artet janë bota” . Pas pak  fillojne nga godina 5 , dëgjohen të tjera thirrje “Viva Parashqevi, Viva”, “Poshtë fashizmit”, pastaj këngët “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashke me ne”, etj

Po ju sjellim një episod nē dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt “i vërtetë” rrugaçërie i rinisë, po t’ju referohej izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore e kulturore me dorë të hekurt, nga strukturat e pushtetit.

DokumentI i krijuar  nga Ish –Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AIDSSh, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, ku zëri dhe shpirti rinor, po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen kjo edhe raport me ndryshimet politike në të gjithe Europēn Lindore.

A ishte zgjedhja e emrit të saj si një nevojë për çlirim?
Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.

Me deklaratat si “Artet janë bota” dhe thirrjet si “Viva Parashqevi, viva” , edhe pse ishin krejt simbolike, treguan se në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.

Në vorbullën e diskutimeve të sotme ku  nostalgjia ndaj një figure artistike të atyre viteve të zymta përzjehet me ndjeshmërinë njerëzore për humanitet, kuptojmë se koha ikēn për tē gjithë ne dhe se izolimi dhe mbytja e ndjesive për një kohë të gjatë mund të deformojë kujtesën e njē kombi qe e ushque me tekste optimiste dhe heroike në një kohë gati tragjike për  individualitetin njerëzor.

Shoqëritë shpesh kanë nevojë për simbole që mishërojnë aspiratat e tyre për liri dhe drejtësi. Në mungesë të një kujtese të saktë, ato shpesh “gjejnë” ose krijojnë figura që pasqyrojnë këto vlera nisur nga perceptimi.

Por siç na thote dhe Ernesto Sabato, shkrimtari argjentinas:”Nuk janë idetë ato që e kanë shpëtuar botën, nuk është as intelekti as arsyeja, por krejt e kundërta e tyre: shpresat e pakuptimta të njerëzve, tërbimi i tyre ngulmues për të mbijetuar, dëshirat e ankthshme për të marrë frymë me domosdo, herpizimi i tyre i vogël dhe grotesk e i përditshëm, përballë fatkeqësisë.”

Referenca arkivore : Fondi arkivor i AiDSSH-së, Dosja nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12 datë 7. 5. 2020.

Dokumentet tona nuk janë vetëm burim, por edhe reflektim.Për më shumë informacion ose për të njohur dokumentet ju ftojmë të konsultojnë dosjet e deklasifikuara nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Migena Demirxhiu

Të Lidhura

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026
Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin
Show Biz

Kreu i legalistëve Shpetim Axhami uron martesën e Princit Leka II me Blerta Celibashin

15 Mars, 2026
U përfshi në një sherr me armë zjarri, arrestohet Gjesti
Show Biz

U përfshi në një sherr me armë zjarri, arrestohet Gjesti

12 Mars, 2026
Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse
Show Biz

Produksionit i del skema zbuluar…askush nuk do të eliminohet nga televotimi i fundit? Ja pse

11 Mars, 2026
Ekskluzive/ Tik-Tokeri i njohur pjesë e Ferma Vip? Ja detajet që ngritën dyshimet!
Show Biz

Ekskluzive/ Tik-Tokeri i njohur pjesë e Ferma Vip? Ja detajet që ngritën dyshimet!

6 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com