Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku do të rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH.
Lajmi surprizues u bë me dije nga vetë biznesmeni Elton Ilirjani i cili përgjatë këtyre ditëve ka qenë dhe zëri i artistes shqiptare në SHBA.
Me anë tē një postimi në “Instagram”, Eltoni lajmëron se mbrëmjen e sotme, me zë dhe figurë Parashqevi Simaku do të bëjë një përshëndetje në Festivalin e Këngës në RTSH.
“Sot në orën 21:00 Parashqevi Simaku përshëndet për herë të parë me zëq dhe figurë Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH!”, shkruan Elton Ilirjani.