InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

“Sofra e Dukagjinit”pushton Firencen me muzikë!

18 Dhjetor, 2024
in Të ndryshme
A A
“Sofra e Dukagjinit”pushton Firencen me muzikë!

Nga, Lulash BRIGJA

Dukagjini, treva e cila pasuron thesarin e historisë kombëtare, e mbushur me qëndresë identitare, më me shumë dhimbje sesa gëzime ndër shekuj, por gjithnjë i ka kënduar me shpirt në art të lartë jetës, luftës, dhimbjes, por me plotë ledhetim dashurisë njerëzore, dashurisë për familjen e dashurisë mes burrit e gruas, kjo në fakt kryelartësia e drejtë dukagjinase ndër breza, por gjithnjë e transmetuera me modesti e thjeshtësi për dashurinë më njerëzore.
Sofra e Dukagjinit është tashmë një pikë takimi e referimi për ruajtjen promovimin dhe bashkimin tonë pêr të festuar nën ritmet e muzikës tonë folklorike e tradicionale.
Për një event përbashkues e festiv dukagjinas, nuk mund të qëndrosh në heshtje pa bërë shenimin, aq më teper kur e shijon vetë fizikisht aktivitetin e bukur e festiv.
Festa Dukagjinase, për herë të parë në Itali, për herë të parë kaq shumë këngëtarë së bashku, u bashkuam në Firence – qytetin e Rilindjes Europiane.
Të bashkuar rreth Shoqatës “Sofra e Dukagjinit” në ambjentet e La Selva në FIRENZE gjetëm mikpritjen shqiptare nga djali i Shoshit z.Kol Ndou nga Prekali dhe pronarit të Resorantit z.Leo Bushi, aty gjetëm një akomodim dhe mikpritje fantastike. Vetëm njeriu fisnik me shpirt të madh dhe me dashuri për artin dhe folklorin bën gjëra të tilla.
Por Sofra e Dukagjinit ka emër të madh ka Orën e madhe, ka fansa dhe mbështetje të veçantë.
Të nesërmen unë me disa miq vizitova qytetin e bukur dhe antik Firenze, duke u mbushur me adrenalinën e rilindjes europiane.
Por përqendrimi prap vjen tek mbremja festive, aty kishte një staf profesionist prej 20 vetash dhe mbi 350 vëllezer e motra mërgimtare që jetojnë në Itali, të cilët mbushen atë sallë gjigande, të ardhur kryesisht nga Milano dhe Venezia.
Ne kemi vite që në prag të festave e shtrojmë këtë Sofër bujare dhe folklorike, por asnjëherë nuk kemi patur një publik kaq cilësor, të kulturuar dhe artdashës.
Gjithë ekipi i Sofrës së Dukagjinit ishim në emocion që ta shpërblejmë me një preformancë të mirë interesimin e praninë e tyre. Por si gjithmone e nisën me kënge Majakrahu, pastaj folklor tradicional, aty për rreth Sofrës si dikur motit me sharki e çifteli.
Unë e dija mirë se ata vinin pas punës, dikush ka punuar deri vonë ndoshta, por nga ora 20:00 e deri pas mesnate, aty ishte një festë e paharruar.
Kam fatin dhe përgjegjësinë të moderoj dhe shoh me vëmëndje çdo detaj, por aty jam ndie mjaftë i gëzuar dhe krenar.
Pa marrë përsiper opinoinin e secilit festarë të “Sofra e Dukagjinit”, për stafin organizator, por unë presonalisht për publikun dhe këngetaret shpreh vetëm fjalë mirënjohje.
Të kesh rreth 15 këngetarë dhe të mbash mbi 5 orë program nën vllazëri të plotë festive, të kesh 350 pjesmarres dhe ti alternosh në piste të gjithë sipas preferecave muzikore, është një simfoni që vetem ata që merren me të tilla festa ja dinë adrenalinen.
Unë zakonisht kur jap opinione, nuk flas shumë me emra por të gjithë ishin të mrekullueshëm si aktorët e një orkestre profesioniste e cila funksionoi për bukuri.
Faleminderit dy kolegeve tanë këngetar z.Petrit Gjinaj dhe Pjetër Lazri që jetojnë aty afër dhe u bashkuan me ne.
Nuk rri dot pa e cek bujarine tuaj vllezër dhe motra Dukagjinas, Zoti jua shtoftë lumturinë dhe të mirat materiale. Faleminderit!
Jam i bindur se qindra veta e kanë përcjellë online nga rrjetet sociale, por i bindur se ata që nuk siguruan dot biletë, por vitin tjetër do interesohën më herët.
Sofra e Dukagjinit në Firenze, është një tjetër histori suksesi, një tjetër ditë e bekuar që do ta kujtojmë gjatë.
Faleminderit të gjithë kolegeve këngëtarë dhe stafit.
Shoqata “Sofra e Dukagjinit” me President z.Vuksan Xhuri dhe koordinatori ynë z.Marjan Ndershtiqaj, ju uron Gëzuar Krishtlindjet dhe vitin e ri 2025.
Mirë u takofshim me 28 Dhjetor tek Bar Resorant – Antika në festën tonë tradicionale!

Të Lidhura

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026
Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse
Të ndryshme

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë – Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

23 Shkurt, 2026
AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET
Të ndryshme

AMANETI I FAIK KONICËS QË KOMUNIZMI JA MBAJTI PENG PËR 50 VJET

29 Janar, 2026

TË FUNDIT

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj
Show Biz

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

19 Mars, 2026

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com