InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Ne, rinia e sotme duam që fatet dhe kuontributet tona t’i lidhim me Atdheun mëmë

17 Dhjetor, 2024
in Politikë
A A
Ne, rinia e sotme duam që fatet dhe kuontributet tona t’i lidhim me Atdheun mëmë

Fjala e Adela Balliu, studente e mjekësisë, me rastin e 100-vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”

I nderuar Lartësia Juaj Princ Leka II,

I nderuar Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Shpëtim Axhami,

Të dashur pjesëmarrës në këtë takim,

Unë jam Adela Balliu, deri dje studente në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa sot vijoj studimet në degën e mjekësisë këtu në Tiranë. Prania ime sot në këtë sallë, si pjesë e juaja, lidhet me përcjelljen e një mesazhi shumë të qartë: ëndrra dhe ambicia ime është të ndërtoj të ardhmen në Shqipëri, ashtu siç dëshiroj dhe shpresoj për bashkëmoshatarët e mi.

Ne, të rinjtë, sot kemi një dëshirë dhe një kërkesë thelbësore: duam një Shqipëri ku arsimi të jetë prioritet i vërtetë, jo vetëm në fjalë, por në vepra. Kërkojmë universitete cilësore, ku profesorët respektohen dhe ku studentët përgatiten për sfidat e së nesërmes, pa pabarazi apo pengesa burokratike.

Ne nuk kërkojmë privilegje, por mundësi të barabarta, të bazuara në meritokraci dhe drejtësi. Duam një shoqëri ku të gjithë të rinjtë të ndihen të integruar në çdo aspekt të jetës – qoftë në arsim, punësim apo drejtim. Ne duam të kemi mundësinë të emërohemi dhe të zgjidhemi me të njëjtat standarde si çdo i ri tjetër në vendet demokratike dhe të zhvilluara perëndimore.

Është e dhimbshme të shohësh bashkëmoshatarët që ëndërrojnë të ikin jashtë, jo sepse duan të braktisin atdheun, por sepse këtu ndihen të pashpresë. Kjo hemorragji e trurit dhe energjisë rinore duhet të ndalet, dhe kjo është përgjegjësi, mbi të gjitha, e faktorëve politikë dhe qeverisës. Politika duhet të krijojë kushtet që të rinjtë të ndihen krenarë që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

Ne nuk duam një Shqipëri ku korrupsioni, padrejtësia dhe mungesa e perspektivës na detyrojnë të largohemi. Duam një Shqipëri ku rinia të mos jetë vetëm retorikë fushatash elektorale, por një prioritet i përhershëm.

Politika ka fuqinë të ndryshojë këtë realitet, por për këtë nevojitet vullnet, vizion dhe ndershmëri. Jam e bindur se potencialet intelektuale dhe njerëzore për këtë ndryshim ekzistojnë – ndoshta shumë prej tyre janë pikërisht këtu, në këtë sallë.

Si pjesë e brezit të ri, unë besoj se ëndrrat dhe kontributet tona duhen lidhur me familjen dhe atdheun mëmë, e jo me emigrimin. Është detyra jonë të jemi zëri i së ardhmes dhe forca e ndryshimit pozitiv.

Së bashku, të ndërtojmë të ardhmen që ëndërrojmë.

Ju falënderoj me respekt dhe entuziazëm!

Faleminderit!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra
Aktualitet

Moti i keq “kap në befasi” institucionet në Gjirokastër, banorët pa energji për orë të tëra

26 Mars, 2026

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë
Aktualitet

Ndikuan në shëndetin mendor të një 20-vjeçareje/ “Meta” dhe “YouTube” shpallen fajtorë

26 Mars, 2026

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?
Të ndryshme

Çfarë ndodh në tru kur mendon shumë për dikë?

26 Mars, 2026

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!
Aktualitet

“Tregon shalët te perëndimorët”, Murrizi shpërthen ndaj kryetares së KLP-së: Nuk ka minimumin e etikës!

26 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com