InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

FJALIMI/ Nga Tonin GJURAJ: Si ta kthejmë ‘Shkodrën në shekuj’ në dobi të zhvillimit

15 Dhjetor, 2024
in Të ndryshme
A A
FJALIMI/ Nga Tonin GJURAJ: Si ta kthejmë ‘Shkodrën në shekuj’ në dobi të zhvillimit

* Tonin Gjuraj

Me kënaqësi dhe nder të veçantë ju uroj Mirëseardhjen në Seminarin tonë të ripërtërirë “Shkodra në shekuj”. Ky aktivitet është një thirrje për të ndalur në kohë, për të reflektuar dhe për të vlerësuar trashëgiminë dhe historinë tonë të pasur kulturore, duke vendosur Shkodrën në qendër të diskutimeve tona, për ta lexuar, vlerësuar atë, për të vijuar më pas në të sotmen tonë, me vetëdijen e pasurisë kulturore e njerëzore, së cilës i jemi trashëgimtarë.

Tradita e seminarit “Shkodra në shekuj”, nisur në vitin 1993 dhe mbajtur për dhjetë vite, çdo dy vjet ka qenë një monument nderimi për historinë, kulturën, letërsinë, muzikën dhe artin që ky qytet ka prodhuar e ruajtur me krenari.
Sot, duke ripërtrirë këtë traditë, shënojmë një hap të rëndësishëm drejt vazhdimit të një dialogu të hapur dhe të thelluar mbi vlerat e Shkodrës dhe zhvillimin e saj.

Ky qytet, me historinë dhe trashëgiminë e tij, është një pasuri që nuk ka nevojë të shpiket apo të lustrohet. Ai është aty, i plotë dhe i prekshëm, si një thesar që na është lënë nga brezat e mëparshëm. Sot, ne kemi detyrën dhe privilegjin, përgjegjësinë, jo vetëm ta ruajmë, por edhe ta përditësojmë, ta shfaqim dhe ta përhapim nëpër botë, duke u frymëzuar prej këtij qyteti, për të formësuar të ardhmen.

Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, Shkodra nuk ka nevojë të shpikë identitetin e saj, traditën e saj. Sot, sfida jonë nuk është shpikja e një identiteti të ri, por harmonizimi i traditës së saj të fuqishme me kërkesat e një bote gjithnjë e më dinamike dhe në ndryshim.

A duhet të vazhdojmë ta quajmë Shkodrën “E Bukura e Ballkanit,” siç e përshkroi Edith Durham? Apo duhet të gjejmë një mënyrë të re për ta integruar këtë epitet të së shkuarës me realitetin e sotëm të inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve të menduara mirë ekonomikisht? Kjo pyetje është një thirrje për të menduar se si mund të ndërtojmë ura midis së kaluarës dhe të ardhmes, duke ruajtur autenticitetin e qytetit dhe duke e bërë atë pjesë aktive të botës moderne.

Ky seminar adreson këto sfida dhe ofron një platformë për të eksploruar zgjidhje të reja. Përmes kumtimeve dhe diskutimeve, do të reflektojmë mbi artin, gjuhën, turizmin dhe teknologjinë, duke synuar të gjejmë mënyra për të ndërtuar një Shkodër që frymëzon dhe zhvillohet njëkohësisht. Në këtë kontekst, roli i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” është thelbësor. Ky universitet, jo vetëm që mban gjallë traditën si një element i pandashëm i qytetit, por dhe vepron si një përcjellës dhe promovues i zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Siç thotë Gustav Mahler: “Tradita nuk është adhurimi i hirit, por kalimi i zjarrit.” Universiteti ka detyrë dhe përgjegjësi të mbajë këtë zjarr të gjallë, duke ndërtuar ura midis së kaluarës dhe së ardhmes, për të frymëzuar zhvillime të reja. Bashkia e Shkodrës, me frymën e bashkëpunimit që ofron dhe ideve që ndan me ne për zhvillimin e binomit qytet – universitet, po na shtyn drejt një profili më aplikativ të këtij institucioni, më pak teorik, që është, në fakt, dhe trendi i universiteteve sot. Ne duhet ta kemi universitetin në qytet dhe qytetin në universitet.
Sot, ne jemi këtu për të diskutuar dhe për të reflektuar mbi këto çështje thelbësore. Ky seminar, në frymën e përmbushjes së detyrimit tonë për të kaluar zjarrin e traditës, është një hap tjetër drejt zhvillimit të qytetit tonë, duke bashkuar harmoninë e trashëgimisë me nevojat e modernitetit. Ju uroj dikutime e kumtime të suksesshme dhe të frytshme.

* Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i UNISH, fjala e mbajtur në seminarin “Shkodra në shekuj”, 12 dhjetor 2024

Të Lidhura

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025
IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 13 Korrik 2025

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com