InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Pesë mësime dhe ndihma e dhënë nga Parashqevi Simaku!

14 Dhjetor, 2024
in Të ndryshme
A A
Pesë mësime dhe ndihma e dhënë nga Parashqevi Simaku!

Aranit Muraçi

Pamjet e trishta që mbërritën nga Nju Jurku, për Parashqevi Simakun, këngëtaren tonë ikonë të muzikës së lehtë së fundviteve ‘80 (mund të jenë edhe shumë më tepër) por të paktën i dhanë shoqërisë sonë ndihmë për të nhohur vetveten, pesë prej të cilave janë përzgjedhur si më poshtë.

1. – Si është e mundur që Parashqevi Simaku, nëse është ajo në atë video, shfaqet e braktisur dhe e lënë totalisht në harresë. Për shumë vite është lënë në harresë më e paharrueshmja, e talentuara, e bukura dhe e famshmja, idhulli i rinisë së 30-40 viteve më parë? Parashqevia na mësoi të gjithëve se ku mund të përfundojmë në çdo vend dhe në çdo kohë ne të tjerët; dhe se sa lehtë mund të harrohet njeriu në jetë!

2- Si është e mundur që, nga një këngëtare ikonë për publikun tonë e cila mund të fitonte shumë më tepër dhe të jetonte shumë më mirë në Shqipëri, gjithnjë nëse është Parashqevia në atë video, shfaqet në prag pensioni duke jetuar falë ndihmave në SHBA! Parashqevia i mësoi të gjithë ata që nuk e kanë përjetuar ende ose i harrojnë shpejt vuajtjet e emigracionit se sa i vështirë është. Edhe ëndrra Amerikane është thjesht e tillë! Jo një fushë me lule!

3– Si është e mundur që, shteti ka lënë në harresë një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës sonë të lehtë, duke mos ditur për vite dhe dekada asgjë. Akoma më keq, mos shfaqur asnjë interes për të. Parashqevia na mësoi se cili është në të vërtetë interesi që shfaq shteti shqiptar për shtetasit e tij, me ose pa halle, kudo qofshin ata, në ShBA, Australi, Kanada, Angli, Greqi etj.

4 – Si është e mundur që, nëse është vërtet ajo që u shfaq në videon e trishtë, brenda pak orësh u derdh si një lum e tërë hipokrizia dhe gjoja dëshira për të ndihmuar Parashqevinë, kur ajo nuk kërkoi kurrë dhe në asnjë kohë, asnjë ndihmë. A vërtet mendojnë ata se Parashqevia pret sot ndihmë veçanërisht prej atyre të cilët i kanë pasur mundësitë por nuk kanë dhanë kurrë ndonjë provë se duan të ndihmojnë njerëzit në nevojë, të famshëm apo jo qofshin ata. Të gjithë ata të cilët duan ta ndihmojnë vërtet Parashqevinë sot duhet të kuptojnë se nuk janë asgjë më shumë se sa të vonuar. Dhe të njëjtët pa u vonuar për të kryer “misionin e tyre fisnik” duhet të dinë që ka të tjerë sa të duan për të ndihmuar, në emigracion dhe në mbarë Shqipërinë.

5- Si përfundim, nëse është e vërtetë që nëna e saj ndërroi jetë një vit më parë në Durrës pa ditur gjë për fatin e vajzës së saj, siç raportohet nga disa dëshmi të të afërmve të tyre ende të paverifikuara për saktësinë por të publikuara me shpejtësi, dhe nëse Parashqevi Simaku ka vendosur me dëshirën e saj të braktiset, këngëtarja i bëri një nder të madh elitës sonë: i dha jo vetëm provën e hipokrizisë por edhe të dështimit të saj ‘spektakolar’.

(Në foto lart ajo që ishte dhe poshtë ajo që dyshohet se mund të jetë Parashqevi Simaku sot)

Pesë mësime dhe ndihma e dhënë nga Parashqevi Simaku!

Të Lidhura

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025
Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025
Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve
Të ndryshme

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve

2 Shtator, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025

TË FUNDIT

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
Aktualitet

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

14 Shtator, 2025

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!
Bota

Londinezët në protestë kundër emigrantëve: Duam përsëri vendin tonë!

14 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim
Politikë

Eduart Ndocaj: “Rama 4”, qeveri pa identitet, Shqipëri pa përfaqësim

14 Shtator, 2025

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com