Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Parlament pas 11 muajsh mungesë në seancat plenare.
Teksa u pyet në lidhje me rikthimin e tij në sallën e Parlamentit , ish-kryeministri u shpreh në oborrin e Kuvendit se “Berisha futet, metamorfoza del”.
“Berisha futet metamorfoza del. Kaq e morët përgjigjen”, u shpreh Sali Berisha, i cili më pas iu drejtua seancës plenare ku do të miratohet buxheti 2025 nen për nen.