Vazhdon tensioni dhe përplasja në protestën e opozitës. Në mesin e protestuesve ka hyrë edhe një ambulancë.
Tek Xhamia e Namazgjasë një person ka humbur ndjenjat dhe është transportuar drejt spitalit.
Raportohet se përplasja nisi që në fillim të tubimit.
Mes policëve nga njëra anë dhe deputetëve të PD e protestuesve ka tensione të vazhdueshme. Policia ka kërkuar që të lirohet rruga dhe kjo ka shkaktuar acarim të protestuesve.