Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është lagur nga uji që kanë hedhur forcat e rendit për të shpërndarë protestuesit te Bashkia e Tiranës.
Në një prononcim për A2 CNN, Këlliçi u shpreh:
“Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes është se një grua u palos në tokë dhe ne po i thonim shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte.
Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr. 9. Na goditën policët me bombula me spraj në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme”, tha ai.
“Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar”, shtoi Belind Këlliçi.