Para Ministrisë së Arsimit ka nisur protesta e dytë për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Prindër dhe përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu si përgjegjëse për mosfunksionimin e sigurisë në shkolla në rastin tragjik të të miturit.
Gjyshi i Martin Canit, në një fjalë të mbajtur në këtë protestë kërkoi drejtësi ndërsa bëri thirrje që kjo ngjarje të mos shfrytëzohet nga askush për të përfituar por për të shmangur përsëritjen e një tragjedie te fëmijë të tjerë.
“Duam vetëm drejtësi, askush të mos përfitojë nga rasti që ta shfrytëzojë. Nëse nuk do zgjidhet ky problem që Martini të shkojë atje ku duhet, unë do ta ndjek vetë këtë problem. Sikur ra Martini për hir të demokracisë, do bie edhe unë se nuk më duhet jeta. Të vihet drejtësia në vend, nuk dua të ketë keq askush”, tha gjyshi i të miturit.