Nga Gjin Gjoni, kryetar i degës së PD-së, Lezhë
Miratimi i rezolutes te 109 partive te djathta te gjithë botës është fillimi i cmontimit të këtij narkoshteti, narkodiktature në arenën ndërkombëtare.
Eshtë hera e parë që një rezolutë jep me detaje cdo shkelje duke përmendur me emra të gjithë drejtuesit e opozitës me Kryetarin e PD Sali Berishës, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Saliani dhe Fredi Bejleri si të burgosur politikë duke e krahasuar Shqipërinë me Bjellorusisë.
Është e qartë se siç e ka përshkuar Komisioni i Venecias që ekziston mundesia reale e riskut qe drejtësia do të bjere në dorë të mazhorancës, fakt që në Shqipëri tashme ka ndodhur, Drejtësia është nën diktatin e Edi Ramës.
Ky është një ogur i mirë për PD por edhe per opozitën shqipëtare. Po shihet akoma me e qarte dhe me e forte drita në këto zhvillimet e fundit . Vetëm të bashkuar jemi të sigurt drejt fitores.