Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra tragjikisht me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli”, kanë thyer heshtjen duke folur për Top Channel dhe kanë bërë apel për paqe.
Ata shprehen se nuk kërkojnë hakmarrje, por vetëm që të largohen dhe të gjejnë qetësi.
“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, u shpreh i ati.
Të pyetur në familja e autorit të dyshuar u ka kërkuar falje, ata shprehen “Deri tani nuk kemi asnjë informacion”.