Mario Përlleshi, i mituri i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, është lënë në burg ditën e sotme.
Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet Përlleshi, i cili mbeti i plagosur pas sherrit të ndodhur ditën e hënë, më 18 nëntor.
Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.
Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.
Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”.
Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”./vizionplus.tv