Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Klaudio Prendit.
Burimet bëjnë me dije se automjeti Audi aA me targa greke që u përdor në krim dhe iu vu flaka, është vjedhur rreth një vit me parë në Tiranë. Makina është vjedhur vjedhur tek zona e Liqenit Artificial.
Pistat ku po heton policia janë disa, së fundmi grupi hetimor thotë se nga deklaratat dhe zbërthime të disa telefonave rezulton se Klaudio Prendi ka pasur rreth 15 mijë euro borxh, shumë e cila mund të jetë rritur pasi dyshohet se është marrë me përqindje, në lidhje me këtë pistë ish-gjyqtari është shprehur se djali i ka rrëfyer përciptazi për një konflikt borxhi, por diçka e vogël dhe nuk i ka dhënë detaje as për shifrën dhe as për personat me të cilin e kishte këtë konflikt.
Pista tjetër është ajo e babait të viktimës, ish gjyqtari Fran Prendi i cili ka pasur disa nga çështjet e personave të inkriminuar dhe me peshë në botën e krimit, ai madje ka dhënë edhe disa dënime me burg të përjetshmen.
Edhe arma e zjarrit silenciator është gjetur në mjetin e djegur dhe është dërguar në laborator për ekspertizë.