InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Topalli në New York: Vota e diasporës shpëton Shqipërinë

20 Nëntor, 2024
in Politikë
A A
Topalli në New York: Vota e diasporës shpëton Shqipërinë

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ndodhet në New York, ku zhvilloi takime intensive me shqiptarët. Në Kishën e Zojës Shkodër në New York, Topalli shprehu brengën e largimit të shqiptarëve nga vendlindja dhe domosdoshmërinë për votën e emigrantëve si mundesia kyçe, që Shqiperia ka sipas saj, për të mos rrëshkitur drejt zbrazjes së parikuperueshme. Topalli preku plagën e shoqërisë shqiptare sot, teksa tha se “shkollat po boshatisen, ekonomia po dobësohet. Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashkësisë sonë po copëtohet. Na duhet të ndërtojmë një vend ku shpresa dhe mundësitë të jenë të pranishme për të gjithë. Për këtë na duhet ndihma juaj”.

Fjala e plotë nga Jozefina Topalli

Pavarësisht ku jetojmë, lidhjet tona janë të pathyeshme. Ju e dini se, sot jemi përballë një prej sfidave më të mëdha të kohës sonë, largimi i të rinjve dhe i njerëzve nga Shqipëria, si ne nje eksod gati biblik. Në çdo lagje, në çdo fshat, e ndjejmë boshllëkun që po lë kjo ikje. Nuk është thjesht humbja e një personi, por është një humbje e shpresës, e së ardhmes, dhe e energjisë që mund të ndërtojë vendin tonë. Të dashur miq, Jemi mbledhur sot këtu jo vetëm për të ndarë kujtimet dhe dashurinë për vendin tonë, jo vetëm për të nderuar arritjet tuaja në botë, por edhe për të përballuar një realitet që na rëndon të gjithëve: Shqipëria jonë e dashur po zbrazet dita-ditës. Sot kemi shkolla që nuk kanë më zërat e fëmijëve që dikur mbushnin klasat dhe rrugët e qytetit.

Shqipëria mbetet gjithnjë më e vetmuar. Une dua te ndaj me ju edhe shifra. Statistikat tregojnë se mesatarisht mbi 50 mijë persona emigrojnë nga Shqipëria çdo vit. Dmth çdo vit largohet një qytet. Kjo e ka bërë Shqipërinë edhe më të vogël, por edhe më të plakur. Të rinjtë janë në kërkim të një jete që nuk i kufizon ëndrrat e tyre. Ata e duan vendin, por ndihen të pafuqishëm përballë sfidave të përditshme, dhe ikja u duket shpëtimi i vetëm.

Por çfarë ndodh me Shqipërinë që lënë pas? Kur një i ri largohet, nuk humbet vetëm një qytetar humbet një shpresë për të ardhmen. Shkollat po boshatisen, ekonomia po dobësohet. Familjet po ndahen, dhe shpirti i bashkësisë sonë po copëtohet. Por unë besoj se ne mund ta ndryshojmë këtë situate. E kemi detyrim ndaj brezave që kanë sakrifikuar dhe ndaj atyre që do të vijnë. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një Shqipëri që i mban të rinjtë e vet, që u ofron mundësi, që i jep arsye edhe për të qëndruar. Na duhet të ndërtojmë një vend ku shpresa dhe mundësitë të jenë të pranishme për të gjithë.

Për këtë na duhet edhe nje here ndihma juaj. Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë, diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë. Mbase jeni mundesia kyçe, qe Shqiperia ka, per te mos rreshqitur drejt zbrazjes te parekuperueshem. Zëri juaj duhet të dëgjohet dhe angazhimi juaj është jetik për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë premtimin e saj te humbur. Të dashur bashkëkombës, largimi nuk është një rrugë pa kthim. Le të bashkojmë forcat. Le te votojme dhe të ndërtojmë një të ardhme ku të rinjtë tanë të ndihen të sigurt dhe të lumtur të jetojnë edhe në tokën e tyre. Shqipëria është vendi ynë i përbashkët dhe, vetëm së bashku, mund ta bëjmë atë të fortë dhe të begatë.

Diaspora është pjesa më e vyer e popullit tonë, sepse keni një vullnet të paepur për të ndihmuar dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në vendlindje. Ju falenderoj për gjithçka që bëni. Për mbështetjen tuaj, për zemrën e madhe dhe për të gjithë sakrificën që keni bërë në emër të një Shqipërie më të mirë. Le të ecim përpara së bashku, të bashkuar nga dashuria për vendin tonë të përbashkët dhe të frymëzuar nga e ardhmja që mund të ndërtojmë së bashku. Ju faleminderit për gjithçka që bëni për Shqipërinë dhe për atë që vazhdoni të jeni shqiptarë të vërtetë me zemër të madhe.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com