Pensionistët kanë protestuar sot përpara Kuvendit, duke kërkuar një rritje të menjëhershme të pensioneve prej 20%. Protesta, e organizuar nga Partia Demokratike, ka sjellë në shesh edhe më shumë se 800 mijë pensionistë të cilët akuzojnë qeverinë për mungesën e rritjes së pensioneve.
Ata mbajtën pankarta ku kërkonin më shumë mbështetje financiare, me njëra që thoshte: “800 mijë pensionistë me zero rritje pensioni nga Rama.” Protesta ka pasuar një tjetër zhvillim, pasi pensionistët ishin protestuar dhe para Kryeministrisë, duke kërkuar rritje të pensioneve.
Kryeministri Edi Rama njoftoi që do të jepen dy bonuse për pensionistët, një përpara Vitit të Ri dhe një tjetër gjatë pranverës së vitit 2025, por kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar protestuesit.