Një tjetër operacion po zhvillohet nga Policia e Shtetit në të gjithë Tiranën.
Burimet raportojnë se bëhet fjalë për një megaoperacion nga krimi ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se nga hetimet është zbuluar një rrjet i gjerë për sa i përket mashtrimeve ekonomike dhe me Kriptomonedha.
Deri në këto momente janë dhjetra persona të ndaluar nga ana e policisë së Tiranës.
Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të Kryeqytetit.