Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama për buxhetin 2025, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha se ky do të jetë buxheti i fundit i kësaj qeverie.
Noka iu drejtua mazhorancës duke thënë se nuk do të kenë tjetër mundësi për miratimin e një buxheti, sepse sipas tij, shqiptarët do e refuzojnë me votë.
“Rrugët rrugëve se nga 2014 deri tani 20 km autostradë mundët, ju jeni të habitshëm, mbetja e pariciklueshme ka një rrugë, rrugën e largimit se ky është buxheti i fundit i juaji, nuk do të keni më mundësi të miratoni buxhet se buxhet hajdutësie shqiptarët do e refuzojnë me votë.“, tha Noka.