Sot në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit nderuam 39 të vrarët intelektualë, “Nderi i Kombit’ nga komunizmi në Tiranë, në Tetor-Nëntor të vitit 1944, ku 11 prej tyre ishin oficer të lartë të Forcave Ushtarake Mbretërore Shqipëtare.
Ndër të tjera në fjalën time theksova:
Të dashur miq e familjarë të atyre që pabesisht dhe padrejtësisht, pa gjyq, u vranë ndërkohë kur regjimi komunist po vendosej në Shqiperi.
Po kujtojme fisnikerisht me nder e respekt këta të vrarë Intelektualë, nacionalist, akademik pronar e tregtarë, pjesë e kuadrove të lartë shkolluar në perendim.
Këto vrasje, ky brutalitet e këto masakra, këto djegje e shkatërrime deri hedhje në erë me tritol i Mazouleumit të Familjes Mbretërore me dt 17 Nentor 1944 kishin si qëllim mbjelljen e tmerrit e të frikës në popull, tek ata që nuk pajtoheshin kurre me idologjinë e komunizmit dhe me këtë regjim sllavo-rus.
Sot, pas 34 vitesh, të gjithë duhet ndihemi sado pak fajtor përsa i përket detyrimit ndaj atyre që u vranë, burgosën dhe u interuan, pasi është e pafalshme për shoqërine dhe shtetin tonë, dalë prej diktatures më të egër komuniste te Europes Lindore, që akoma krimet e komunizmit nuk jane dënuar me ligj si dhe duhej, ku shumica e të vrarëve edhe sot nuk kanë një varr të tyre.
Mosdënimi i krimeve të komunizmit dhe deformimi i historisë kanë bërë që edhe sot falangat e komunizmit dhe ish sigurimit të shtetit, që mbajti në kembë ketë regjim, here pas here të ngrenë kokë dhe kerkojnë të minojnë këtë demokraci tonën të brishtë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit tonë që komunizmi ju mori padrejtesisht jetën vetëm për bindjet e tyre politike si antikomunist e nacionalist.