Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Masat ajrore që qarkullojnë janë të ftohta e të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.
Mjegull/mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era parashikohet të fryjë me derjtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.