Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet pranë Kinemasë në qytetin e Kavajës, Noka përshëndeti anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në Kavajë, si dhe drejtuesit e saj, për përkushtimin e tyre gjatë viteve.
Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka theksoi rëndësinë e qytetit të Kavajës si simbol i mbështetjes së fuqishme. Noka shprehu mirënjohje për mbështetjen e tyre dhe e vijoi fjalën e tij për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës dhe lidhjet e tij me elementë të korruptuar.
Noka theksoi se PD është në fazën e ringritjes së saj dhe ka për qëllim të sjellë ndryshim përmes bashkimit dhe përfshirjes së qytetarëve në angazhimet politike. Ai foli mbi sfidat e kaluara dhe përgatitjen për zgjedhje të lira, si dhe për formimin e një qeverie teknike.
Sipas Nokës, PD angazhohet të prijë popullin për të sjellë stabilitet dhe mirëqenie, duke ndjekur rrugën e bashkëpunimit me qytetarët dhe të vendosë legjislacione më të drejta ekonomike.
Në përfundim të fjalës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dha mesazhin për një thirrje për veprim të bashkuar, për t’i kthyer Shqipërisë shpresën dhe drejtimin e dëshiruar për një të ardhme më të mirë.