Operacion antidrogë është zhvilluar për rreth një orë në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Ndërsa zhvillohej operacioni nga Forcat e Operacionales në kryeqytet, në Qerret është zbuluar një laborator droge. Në krye të operacionit mësohet se qëndron SPAK.
Operacionalja e Policisë së Shtetit ka kryer kontrolle në zonë me 5 automjete, me qëllim arrestimin e disa personave të cilët lidhen me eksponentë të krimit dhe dyshohet se shpërndajnë kokainë.
Mësohet se deri tani janë arrestuar disa persona të dyshuar, por kjo nuk është konfirmuar ende nga Policia e Shtetit. Bëhet fjalë për një hetim disa mujor, ku Operacionalja ka rënë në gjurmët e një rrjeti trafikantësh droge që operonin në atë zonë.
Dyshohet se këta shtetas vepronin në bashkëpunim me agjenci të huaja. Rrjeti i trafikantëve bashkëpunonte me grupe të huaja kriminale. Operacioni është kryer në bashkëpunim me organet ligjzbatuese shqiptare me ato ndërkombëtare.