Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi, i përfshirë në skandalin tek spitali Onokologjik.
Mësohet se togat e zeza kanë zëvendësuar masën “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi.
Ai është liruar me garanci pasurore 20 mln lekë, si edhe iu është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.
Kujtojmë se mjeku Edmond Gashi akuzohet se drejtonte pacientët me kancer nga spital shtetëror QSUT tek klinika e tij private “Megis”.