Seanca plenare në Kuvend ka nisur me debat, ku deputetët e opozitës i kanë kërkuar dorëheqjen kryeparlamentares Elisa Spiropali, pasi pretendojnë se ka shkelur rregulloren.
Deputetja e PD-së tha se kryeparlamentares nuk do ti drejtohen si kryetare, por si Spiropali, pasi ka përjashtuar pa ligj deputetët e opozitës.
“Nga sot nuk do ju drejtohemi zonja kryetare, por zonja Spiropali, sepse përjashtuat pa ligj dhe pa rregull deputetët e opozitës. Sa fals jeni tani edhe me vendimin e gjykatës”, tha Ina Zhupa, e cila i kërkoi Spiropalit që të dorëhiqet, madje sic tha ajo “duhet të largoheni me turp”.