Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska pritet të bëhet nënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare. Bëhet me dije se këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
Artistja në çdo dalje televizive dhe intervistë të dhënë dhe pse shumë të rralla, ka folur me emocion rreth boshllëkut që i ka shkaktuar mungesa e pasjes së një fëmije dhe mos përjetimi i ndjenjës së mëmësisë.
Megjithatë tani është momenti që ajo të festojë. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse t’i urojmë shtatzani të mbarë!
Ende nuk ka patur asnjë reagim nga këngëtarja për ta konfirmuar nëse lajmi është i vërtetë