Vjen reagimi i kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci pak momente pasi u raportua në media se është vendosur zyrtarisht nën hetim nga SPAK.
Në rrjetet sociale, Beci është ndalur te aludimet në disa media për dorëheqjen e tij dhe shkruan me ironi se dorëheqja e tij ishte sekret deri nesër, pasi “do të zgjidhet President i Amerikës”.
“Nuk e di ku dreqin e kane marre vesh disa portale qe kam dhene doreheqjen se ishte sekret deri neser! Po tani qe doli po e them edhe arsyen: Neser zgjidhem une President i Amerikes me kerkese te dy kandidateve te tjere, meqe e tregova ne Shkoder se jam i pelqyeshem per te dy palët”, shkruan Beci.