Anëtarja e Kryesisë së PD, Edit Harxhi ka komentuar zgjedhjet në Amerikë duke u shprehur se ajo mbështet Trump për disa arsye ku vlerëson si të rëndësishme rikthimin e së djathtës.
E ftuar në MCN TV, ajo shprehet se zgjedhjet në SHBA nuk janë vetem për Amerikën, por zgjedhje për presidentin e botës dhe për këtë arsye kanë dhe një interes të madh.
“Trump është përfaqësues i konservatorëve dhe që atëherë kur ai fitoi në 2016 unë pash një erë të re në politikën e tij.
Trump po kërkon të kthejë establishmentin që mbahet peng nga atë majtët. Ka një polarizim të kampeve nuk janë ato të viteve ‘80, kanë ndryshuar jo vetëm në SHBA dhe polarizimi është shumë i madh mes të majtës dhe të djathtës, është një përplasje shumë e fortë mes dy botëve.
Arsyeja e parë pse mendoj se do fitojë Trump është prishja e statuskuos, e dyta është një rikthim i të djathtës dhe mendoj se nëse ai do fitojë që e besoj natyrisht që do ketë një ndryshim të madh në politikën botërore.
Këto nuk janë zgjedhje për SHBA, por janë zgjedhje për të zgjedhur presidnetin ebotës dhe për këtë arsye ka një interes kaq të madhe“, tha Harxhi.