Roza Lati dhe Xhonatan Islami janë çifti më i ri në showbizz ku dhe kanë marrë një vëmendje të madhe nga fansat dhe mediat rozë rreth romancës së tyre.
Ndonëse nuk kanë ndarë shumë me rrjetin, Roza së fundmi tha për ndjekësit e saj në premierën e filmit “Njerëz dhe Fate 2” ishte hera e parë që shkonte e shoqëruar me të dashurin dhe të dy e shmangën tapetin e kuq për të mos u prononcuar ende.
“Prezenca ime në premierë ishte pak speciale për mua sepse për herë të parë në jetën time, unë shkoj e shoqëruar me partner. Dhe për këtë arsye nuk është se doja të shkoja te stenda që ndalonin për të bërë foto apo për t’u prononcuar para kamerave. E shijova përdore me të dashurin tim edhe ishte kënaqësi për mua.” – u shpreh Roza.
Megjithatë, çifti nuk i ka shpëtuar kamerave dhe ja ku i kemi disa foto të tyre.