Deputetja Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Kryemadhi kundërshton masën e vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK.
Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes avokatit pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.
Avokati Genci Gjokutaj ka paralajmëruar se përveç kundërshtimit të masës “Arrest në burg” do të bëjë edhe një kallëzim për sa i takon veprimeve të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit gjatë ekzekutimit të vendimit të Gjykatës.