Aktori i famshëm amerikan Ron Ely, i njohur për rolin e “Tarzanit” në shfaqjen televizive të viteve 1960, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë dhe unë kam humbur babanë tim”, tha vajza e aktorit, Kirsten Casale Ely, në një postim në Instagram.
Tarzani u transmetua në rrjetin televiziv NBC nga viti 1966 deri në vitin 1968, kohë gjatë së cilës aktori theu kockat dhe u raportua se ishte sulmuar nga kafshët gjatë xhirimit të filmit.
Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë autor dhe botoi dy romane misterioze.
Ely bëri një kthim të shkurtër në aktrim për një film televiziv, Expecting Amish, në vitin 2014. Në vitet 1980, ai u shfaq në programe të tjera televizive të suksesshme duke përfshirë komedinë The Love Boat, si dhe Wonder Woman me yllin Lynda Carter.