InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Në burgun e Fierit, kishte shumë miq të Edi Ramës”, Alizoti: Burgosja e Salianjit tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij

19 Tetor, 2024
in Aktualitet
A A
“Në burgun e Fierit, kishte shumë miq të Edi Ramës”, Alizoti: Burgosja e Salianjit tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka ndarë me ndjekësit mendimin e tij për arrestimin e Salianjit, duke e krahasuar me arrestimin e babait të tij në vitin 1990.

Alizoti: Sot isha në burgun e Fierit, paradoksalisht për të takuar kolegun dhe mikun tim Ervin Salianji. Them paradoksalisht, sepse në burg kam qenë vizitor në dy epoka. Para viteve 1990, kur babai im ishte pjesë e armiqve të partisë, dhe sot kur miku im Salianji është shpallur armik i partisë. 

Është e njejta parti dhe e njejta sjellje. Dhe situata është një deformim. Ashtu sikur para viteve 1990, në burg duhet të ishte Enver Hoxha për krimet monstruoze, edhe sot në qelitë e burgut të Fierit duhet të ishte Edi Rama, për vjedhjet, krimet dhe qeverisjen e tij të ndyrë të këtyre dymbëdhjetë viteve. 

Dhe historia sërish përsëritet e përsëritet, si një këmbanë që bie në veshët e qytetarëve për ndryshim. Sepse në burgun e Fierit, kishte shumë miq të Edi Ramës, investitorë kriminelo-strategjikë që kishin ndarë copa tokash me firmën e Edi Ramës në kembim të votave për partinë socialiste. 

Ish drejtorë të lartë që kishin ndarë vjedhjen e parave të taksave të shqiptarëve, me ministrat e Edi Ramës dhe kishin shpenzuar miliona euro për të blerë vota për rilindjen. Por të gjithë këta ishin shitur nga Edi Rama, në momentin që ishin bërë problem për partinë. 

Njësoj si në Spaç e Qafë Bari, ku syrgjynoseshin edhe ministrat e Partisë së Punës, sepse në një moment ishin bërë bezdisës për Enver Hoxhen. E bashkë me ta, byroistët e antarët e Komitetit Qëndror, qëndronin dhe ish-të persekutuarit politikë. 

E njetja situatë mu rikthye kur takova Salianjin, të burgosur se cënoi qeverisjen e Edi Ramës. Ai ishte në burg bashkë me hajdutët e rilindjes, edhe pse nuk ka menaxhuar asnjë sekondë asnjë shpenzim publik.

Ai ishte aty si shembulli më i qartë i një burgosjeje politike. Dhe njësoj si para vitit 1990, ai ishte aty sepse pushteti komandon drejtësinë dhe kush e cënon atë do të shkojë në burg. 

Salianji do dalë nga qelia e burgut të Fierit ashtu siç dolën nga burgjet komuniste edhe ish-të përndjekurit e Enver Hoxhës. Dhe këtë rradhë, e sigurtë do të jetë që në atë qeli do të shkojë ai që e meriton më shumë, Edi Rama. Ndaj e vlerësoj maksimalisht qëndrimin e mikut tim Salianji, që nga denoncimi i trafikantëve të drogës që qeverisnin policinë, e deri te këmbëngulja për ti qëndruar deri në fund regjimit. Burgosja e tij tregon qartë frikën e pushtetit ndaj tij.

Të Lidhura

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

17 Maj, 2025
Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …
Aktualitet

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

17 Maj, 2025
Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë
Aktualitet

Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë

16 Maj, 2025
“Shqipëria është Europë”, mesazhi i Melonit: Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin!
Aktualitet

“Shqipëria është Europë”, mesazhi i Melonit: Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin!

16 Maj, 2025
Merret VENDIMI, ja çfarë do të ndodhë me votat e emigrantëve në Greqi
Aktualitet

Merret VENDIMI, ja çfarë do të ndodhë me votat e emigrantëve në Greqi

16 Maj, 2025
“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD
Aktualitet

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

16 Maj, 2025

TË FUNDIT

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

17 Maj, 2025

FOTO/ Marina feston DITËLINDJEN, me këtë rast zbulon për herë të parë PORTRETIN e vajzës së saj
Bota

FOTO/ Marina feston DITËLINDJEN, me këtë rast zbulon për herë të parë PORTRETIN e vajzës së saj

17 Maj, 2025

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …
Aktualitet

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

17 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com