InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Këshilltarët e Bashës bashkohen me PD-në zyrtare

19 Tetor, 2024
in Aktualitet
A A
Këshilltarët e Bashës bashkohen me PD-në zyrtare

Dy këshilltarë bashkiak të Shkodrës, që përfaqësonin grupimin e Lulzim Bashës, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, i janë bashkuar PD zyrtare, të drejtuar nga Sali Berisha.

Imeldi Sokoli dhe Gloria Shllaku kanë theksuar në qëndrimet e tyre se ky hapi i ndërmarrë vjen si mesazh bashkimi në prag të zgjedhjeve të 2025, prandaj kanë ftuar që nën këtë frymë të veprojnë të gjithë demokratët. Duhet të jemi të bashkuar kunder kesaj qeverie, ishte mesazhi i tyre.

Me këtë lëvizje, grupi i Lulzim Bashës mbetet në këshillin bashkiak të Shkodres me vetëm 3 këshilltarë, duke humbur të drejtën për të qenë grupim, ndërsa PD e Berishës shkon në 15 këshilltarë.

“Eshtë momenti që demokratët të mos ja lejojnë më vetës seksionimin e opozitës sepse kjo rezulton në jetëgjatësi të pushtetit të Ramës. Nga ana tjetër a ka vend për kritikë nga kampi opozitar po vend për kritika ka plot kryesisht me menyrën bërit politikë e ‘one man shoë’ në këtë kontekst të krijuarit e një alternative politike përbashkuese ku mbështetet në altruizëm dhe shpirt skuadre do të rrezultonte e suksesshme për opozitën. Alternativa e opozitës duhet të përfaqsojë njerëzit dhe problematikat e popullatës dhe këto dyja duhet të jenë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën në mënyrë që njerëzve tu rikthehet besimi në politikë dhe se vendi mund të ndryshojë për mirë. Ndaj aksioni opozitar duhet të mbështetet në përbashkim në çdo instancë po ashtu në Këshillin Bashkiak të bashkisë Shkodër ku unë jam pjesë, duhet të kemi 1 kamp të vetëm opozitar në këtë mënyrë kjo sjellë një administrim më të përgjegjshëm të Shkodrës”, thuhet në reagimin e Imeldi Sokolit.

Këshilltarët e Bashës bashkohen me PD-në zyrtare: Duhet të unifikohemi

Nga ana tjetër, Gloria Shllaku shprehet se opozita duhet të unifikohet në mënyrë që rezultati zgjedhor të jetë i duhuri.

“Por sot, më shumë se kurrë, ndiej një shqetësim të thellë: Pse Partia Demokratike është në një udhëkryq? Çfarë po e pengon që të jetë alternativa e fortë dhe shpresëdhënëse për shqiptarët? Përgjigjja është e thjeshtë: mungesa e unitetit dhe interesat personale na kanë larguar nga idealet e përbashkëta që dikur na bashkonin. Ne nuk duhet të harrojmë që dikur ishim një forcë e fuqishme, një familje që luftonte për të ardhmen e vendit. Sot, është koha të rifitojmë atë shpirt, të rilindim dhe të ndërtojmë së bashku një Shqipëri ku çdo qytetar ndjen shpresë për nesër. Për ata që ndihen të zhgënjyer, për ata që kanë humbur besimin në politikë, për ata që nuk votojnë më: unë ju them se angazhimi i secilit prej nesh është çelësi. Ne nuk mund të lejojmë që pesimizmi të na mbysë; të mos harrojmë se e ardhmja është në duart tona. Vetëm me pjesëmarrjen e te gjitheve ne se bashku mund të ndryshojmë realitetin. Unë, si nje ish kryetare e një grupseksioni të rëndësishëm dhe si Këshilltare Bashkiake e Shkodrës, kam marrë besimin e qytetarëve dhe gjithmonë kam punuar për të përmbushur nevojat e komunitetit. Që nga sot e tutje, çdo iniciativë do të jetë e përbashkët, duke filluar me Këshillin Bashkiak të Shkodrës dhe duke vazhduar në nivele të tjera. Kështu, do të formojmë një zë të fuqishëm për ju dhe për një Shqipëri që meriton shumë më tepër”, shkruan ajo.

Të Lidhura

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

17 Maj, 2025
Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …
Aktualitet

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

17 Maj, 2025
Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë
Aktualitet

Rama u dhuron liderëve evropianë nga një palë atlete të bardha me yll. Zbulohet se çfarë simbolizojnë

16 Maj, 2025
“Shqipëria është Europë”, mesazhi i Melonit: Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin!
Aktualitet

“Shqipëria është Europë”, mesazhi i Melonit: Ribashkimi i Europës, jo pa Ballkanin!

16 Maj, 2025
Merret VENDIMI, ja çfarë do të ndodhë me votat e emigrantëve në Greqi
Aktualitet

Merret VENDIMI, ja çfarë do të ndodhë me votat e emigrantëve në Greqi

16 Maj, 2025
“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD
Aktualitet

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

16 Maj, 2025

TË FUNDIT

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave
Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

17 Maj, 2025

FOTO/ Marina feston DITËLINDJEN, me këtë rast zbulon për herë të parë PORTRETIN e vajzës së saj
Bota

FOTO/ Marina feston DITËLINDJEN, me këtë rast zbulon për herë të parë PORTRETIN e vajzës së saj

17 Maj, 2025

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …
Aktualitet

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

17 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com