Petrit Vasili shkruan:
Bie përtokë pakti Rama Meloni!
Gjykata e Romës me gjykatës plotësisht të pavarur vendosi kthimin e refugjatëve nga Shqipëria në Itali dhe de facto rrëzimin e marrëveshjes.
Faqe e zeze për Gjykatën Kushtetuese, që e quajti normale këtë marreveshje antikushtetuese dhe antiligjore dhe dhunoi interesat kombëtare të Shqipërisë.
Gjykata e Romës ka dalë me një vendim lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët.
Gazetarja Alba Kepi nga Roma, shkruan se gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës kanë vendosur se të dymbëdhjetë emigrantët që u lanë në Shqipëri nga 16 që ishin fillimisht duhet të kthehen në Itali.
Të gjithë. Që tani. Dhe kjo, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga Komisionet territoriale.
Me një vendim ditën e sotme, 18 tetor, gjyqtarët e Romës nuk e kanë konfirmuar ndalimin e të dymbëdhjetë emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar kapur me 13 tetorit nga Guardia di Finanza në ujërat ndërkombëtare të zonës SAR italiane dhe që u sollën në Gjadër.