Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij nga prokurorrët e SPAK.
Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit.
Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën.
Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste. Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin.