Sot, Partia Demokratike paralajmëron kaos, planifikon të pengojë zhvillimin normal të seancës plenare, duke vazhduar aksionin e mosbindjes civile pas dënimit të Ervin Salianjit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për të shkaktuar kaos. Pas incidenteve të së hënës, ku 23 deputetë të opozitës u proceduan penalisht për akte dhune dhe shkatërrim prone, Kuvendi njoftoi se dëmet do të paguhen nga pagat e deputetëve të përfshirë.
Atmosfera është tensionuar, me akuza për shpallje lufte nga PS ndaj opozitës.