Kryeministri Edi Rama është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e QSUT, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Burimet për mediet bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer për hernien inguinale.
Rama paralajmëroi në fund të Gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.
Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, që njihet në gjuhën popullore si dhjamthi.