Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit burg, deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat ka deklaruar se urdhrin për dënimin e tij e dha ish-ministri Fatmir Xhafaj.
Ndrësa më tej ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim.
“Sot unë jam i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Ramës. Rama e paralajmëroi vendimin në seancë. Pse Rama u detyrua të komentonte një vendim gjyqësor dje?
Në çdo deklarim të mëparshëm ka thënë nuk komentoj vendim, çfarë e detyroi të shkelte standardin?
Që ishte i tërbuar nga një vendim gjyqësor? Kënaqësinë e mori, ndalimin për kandidimin për deputet e arriti, çfarë e shqetësoi nga ky vendim?”, tha Salianji.