Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Teknologjia “Deepfake”, impaktet mbi Sigurinë Kombëtare.
Lista e oportuniteteve si dhe rreziqeve të sigurisë, jo vetem ështëe ndërvarur por po dominohet gjithnjë e më shumë ngazhvillimet e industrisë elektronike. Po cfarë është konkretishtdhe si funksionon teknologjia “Deepfake” ? Cilat janëoportunitetet që ofron si dhe rrezikshmëritë që mbart“Deepfake” ?
Kush janë disa raste/skenarë të ndryshëm të përdorimit apo dhetë shpërdorimit të saj ? Si mund të dallohet një video reale nganjë video-fake (?); si mund të përballet Institucionet, shoqëriadhe qoftë dhe individi me “DeepFake” ? Si mund të përballetbota, rajoni, vendet, dhe Shtetet nga këto rreziqe si dhe mire adresojnë oportunitetet ? Cila është ardhmja e saj? Këto e shumë pyetje të tjera do të jenë subjekt i këtij shkrimi që po trondit botën dhe që pritet të ketë impakte edhe me të mëdha.
Një histori e shkurtër e shpikjes së “Deepfake”. Termi “deepfake” është një kombinim i fjalëve “deep learning” (mësimi thelluar) si dhe “fake“, pra fals, ose jo e vertetë. Kjo teknologjie re filloi të marrë vëmendje në vitin 2017, kur një përdorues iforumit online Reddit filloi të postonte video të rreme të krijuarapërmes një teknike të re të Inteligjencës Artificiale (AI). Këtovideo, që dukeshin tërësisht autentike, por në fakt ishin tëmanipuluara, ishin fryt i algoritmeve të sofistikuara në rrjetetartificiale duke i mbivendosur fytyrat e njerëzve perfshiKryetare Shtetesh, personalitete, gazetare te njohur, etj në video të ndryshme.
Origjina e “Deepfake” mund të gjurmohet tek avancimet nëfushën e “deep learning“, një degë e inteligjencës artificiale qëfokusohet në ndërtimin e modeleve që mund të mësojnë nga tëdhënat për të kryer detyra specifike. Në thelb, teknologjia përdornjë lloj rrjeti nervor të quajtur “rrjete gjenerative kundërshtare” (GANs), që përbëhet nga dy rrjete: një rrjet “gjenerues” qëkrijon përmbajtje të re dhe një rrjet “diskriminues” që përpiqet tëdallojë nëse përmbajtja është e vërtetë apo false. Kjomarrëdhënie konkurruese mes rrjeteve lejon krijimin e imazhevedhe videove që janë gjithnjë e më të besueshme.
Si funksionon “Deepfake” ? E thënë më qartë, “Deepfake”bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale dhe “mësimit tëthellë” për të analizuar dhe riprodhuar fytyra, zëra dhe lëvizje nëmënyrë të tillë që të duken reale. Procesi fillon me mbledhjen e një numri të madh imazhesh ose videosh të personit që do tëpërdoret si model. Këto të dhëna pastaj përdoren për të trajnuarnjë model të mësimit të thellë që mund të gjenerojë fytyrën e këtij personi në kontekste të ndryshme.
Softuerët për krijimin e Deepfake përfshijnë ndër të tjera: Nga viti 2017 janë përmirësuar ndjeshëm softuerët (sistemetelektrinike) për gjenerimin e teknologjisë “Deepfake”. Më tëpërdorurit deri tani janë: FakeApp: Një nga programet e para tëkrijuar posaçërisht për “Deepfake”, që u bë shumë popullor nëvitin 2018. Faceswap: Një projekt me kod të hapur që lejonpërdoruesit të shkëmbejnë fytyrat në video duke përdorur qelizadhe rrjete nervore të thella. DeepFaceLab: Një tjetër mjet ifuqishëm që përdoret për krijimin e Deepfake dhe që është ipopullarizuar në komunitetin online. Është për tu theksuar qëteknologjitë e Deepfake po zhvillohen me shpejtësi tëpaparashikueshme…
Përdorimi ne ditet e sotme i Deepfake. Në fillim, “Deepfake” u përdor kryesisht për argëtim, me përdoruesit që krijonin video humoristike duke manipuluar imazhe për efekte vizuale. Megjithatë, me kalimin e kohës, përdorimi i kësaj teknologjie u zgjerua dhe u diversifikua. Aktualisht, “Deepfake” po përdoretme sukses në disa fusha:
• Në Industrinë e Filmit dhe Argëtimit: “Deepfake” po përdoretpër të gjeneruar efekte vizuale, për të ringjallur aktorë tëvdekur ose për të ndryshuar pamjen e aktorëve pa pasurnevojë për makiazhe ose animacione. Të gjithë kemi parëfilma me skena dhe efekte speciale që janë realisht tëpamundura. Sot këto efekte bëhen të mundura falëpërdorimit të teknologjisë Deepfake.
• Në Marketing dhe Reklamim: Kompanitë po përdorinDeepfake për të krijuar fushata marketingu më tëpersonalizuara dhe për të përmirësuar përvojën e klientit.
• Në Arsimim: Disa institucione arsimore po eksplorojnëpërdorimin e Deepfake për të krijuar materiale mësimoremë tërheqëse dhe interaktive.
Disa raste konkrete të “Deepfake”: Megjithëse “Deepfake” ka potencial të madh për të sjellë inovacione pozitive, ekziston njëanë e errët e kësaj teknologjie që nuk mund të injorohet. Një ngarreziqet më të mëdha është përdorimi i saj nga individë osegrupe me qëllime të këqija. Për shembull, liderët politikë osefigurat publike mund të bëhen viktima të videove të rreme që iportretizojnë ata duke thënë ose duke bërë diçka që nuk e kanëbërë kurrë ose në forma me sens pexhiorativ.
Ka pasur disa raste të bujshme të përdorimit të Deepfake qëkanë nxitur diskutime të gjera. Disa prej tyre që kanë lënëgjurmë kohët e fundit, janë:
P.sh, video të tilla manipuluese dhe shantazhuese ndajkryeministrit Rama mund të shihen në YouTube në sitinhttps://www.youtube.com/watch?v=PPi-umUdaNI apo ndajkryeministres Meloni në https://www.youtube.com/watch?v=D7BrX99USQw etj, apo edhe ato të liderëve të vendeve tëNATO-s me kallash në dorë si luftënxitës. Po ashtu edhe ndajkryeministrit Kurti të Kosovës, të cilat mund ti gjendenlehtësisht ne rrjetet sociale.
Videot Deepfake nuk i kanë shpëtuar as presidenti Biden, apo kryeministri Trudo, si dhe Putini apo Kim Jong Un, aktorëtMorgan Freeman apo Tom Cruise, Mark Zuckenberg, Elon Musk, etj. Në një botë ku lajmet përhapen me shpejtësi përmesmediave sociale, një video Deepfake e krijuar me cilësi mund tëketë pasoja të rënda, duke përhapur dezinformim dhe shkaktuarkonflikte politike ose ushtarake midis vendeve.
Gjithashtu, Deepfake mund të përdoret në sulme ndaj privatësisësë individëve. Krijimi i videove të rreme pornografike me figurapublike apo njerëz të zakonshëm është një shembull i tmerrshëmi kësaj teknologjie. Përdorimi i Deepfake për shantazh, përhapjen e informacioneve të rreme ose për të manipuluaropinionin publik është një sfidë serioze për shoqëritë moderne.
Një video e rremë e presidentit të SHBA: Një video Deepfake u publikua në internet, duke treguar presidentin amerikan qëshpallte një politikë të shpifur radikale. Kjo video u zbulua se ishte e rreme, por vetëm pasi kishte shkaktuar një debat të madhpublik dhe një alergji për presidentin. Një video të tillë mund ta shikoni në Youtube në sitin: https://www.youtube.com/watch?v=AmUC4m6w1wo&t=13s
Fushata elektorale: Në disa vende, teknologjia Deepfake ështëpërdorur gjatë fushatave elektorale për të manipuluar pamjet e kandidatëve politikë, duke krijuar imazhe të rreme që ndikoninnë perceptimin publik, duke dhënë shije negativiteti për ta, dhederi në përmbysje të rezultatit të votës së lirë e shoqëruar me revolta popullore që nuk dihen si përfundojnë. Ju mund ta verifikoni këtë fakt në: https://www.youtube.com/watch?v=B4jNttRvbpU&t=226s
Mashtrime financiare: Në disa raste, deepfake është përdorur përtë manipuluar videot e drejtuesve të kompanive të mëdha, duke çuar në mashtrime financiare dhe humbje të mëdha përkompanitë dhe individët. Kjo ka çuar në përplasje të mëdha tëbankave me bizneset e mëdha ku bëhet fjalë për transferta tepërtë mëdha dhe çështje që kanë përfunduar në gjyq. Mund ta shikoni një video të tillë në sitin: https://www.youtube.com/watch?v=3tI_4QzyhE8
Tre skenarë të mundeshem/hipotetikë “Deepfak”:
Skenari 1. Shpërndahet një video “Deepfake” ku Putinideklaron se Rusia i ka shpallur luftë Amerikës dhe NATO-s duke e akuzuar ato për furnizimin me armë të Ukrainës. Nëvideo qe duket si reale, Putini thotë se ka aktivizuar lëshimin e mbushjeve bërthamore drejt 32 kryeqyteteve të vendeve tëNATO-s, perfshi (ose) përjashto SHBA. Bota dhe institucionet e sigurisë globale, Rajonale, dhe Kombëtare do te futeshin në njëkaos të vërtetë. Qytetërimi dhe qytetarët do presin me ankthçfarë do të ndodh më tej…
Skenari 2. Është mbrëmja e datës 4 Nëntor një ditë para zgjedhjeve elektorale ne SHBA. Është ditë heshtjeje elektorale. Po këtë mbrëmje, CNN, Fox News dhe YouTube shfaqin nëtelevizion një video ku del ish Presidenti Trump i cili thotë qëjep dorëheqjen nga gara elektorale. I gjithë elektorati i tij, që e kishte ndjekur me besnikëri gjatë fushatës elektorale, ështëesktremisht i zhgënjyer dhe i revoltuar. Çfarë ka ndodhur me të? Të gjithë janë në pritje se ç’mund të ndodh më tej. Koha ështëtepër e kufizuar. Një kaos i vërtetë në vendin simbpl te besimitte demokracisa botërore !
Skenari 3. Në një video që doli para një viti në Ukrainë, shohimPresidentin Zelenski që u bën thirrje trupave ukrainase tëdorëzojnë armët dhe të vihen në dispozicion të forcave Ruse. Kjo video krijoi jo pak pështjellim në Ukrainë dhe forcat e armatosura mbi vërtetësinë e saj. Pas analizës së bërë ngaekspertë të NATO-s, doli se kjo video ishte Deepfake dhe ishteprodhuar nga Rusët për të krijuar konfuzion në Ukrainë. Ata qëjanë të interesuar, mund ta shikojnë këtë video në sitin e mëposhtëm në Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=X17yrEV5sl4
Morëm vetëm tre skenarë të mundshëm, por si skenarët e mësipërm mund të imagjinohen me dhjetëra skenarë të tjerë me peshe globale, në rajone të brishta të Ballkanit perendimor, apo kombetare Ky rajon, sa të dalë e vërteta, mund të ndizet shumëshpejt, dhe situata mund të precipitojë deri ne masen ekstremeqe nuk mund të ketë kthim prapa. Duhet të përgatitemi seriozishtedhe për raste të tilla që vijnë nga zhvillimi i vrullshëm iteknologjisë së informacionit dhe “ddepfake.
Po si mund të identifikohet/dallohet një video Deepfake? Nëfillesat e saj shumë video “Depfake” mund të dalloheshin edheme sy të lirë, por kohët e fundit ato janë sofistikuar shumë. Tani gjithmonë e më shumë, ka shumë raste që videot bëhet aqorigjinale sa edhe ekspertët më të mirë me vështirësi e dallojnëatë.
Ekspertët që e kontrollojnë autenticitetin e një video përDeepFake duhet të jenë më të mirë se ata që e kanë krijuar atëdhe duhet të përdorin teknologji më të mirë se prodhuesit e tyre. Sot mund të bësh video për këdo dhe mund të shkaktosh dëme tëkonsiderueshme për individin, shtetin apo deri sa të krijoshtrazira dhe konfuzion në nivel global.
Është e pafundme imagjinata njerëzore për të krijuar video me përmbajtje të rrezikshme e për të shkaktuar dëme tëpaimagjinueshme. Për efekte të tilla, shikoni videon në sitin e mëposhtëm: https://www.youtube.com/watch?v=aPTnq_1hWDE
E ardhmja e “Deepfake”. E ardhmja e “Deepfake” mbetet epasigurt dhe varet shumë nga mënyra se si shoqëria do tëzgjedhë të përballet me këtë teknologji. Sic e permendëm me lartë, në një anë, “Deepfake” ka potencialin për tërevolucionarizuar industrinë e argëtimit dhe të marketingut, duke sjellë përvoja më të personalizuara dhe të sofistikuara përpërdoruesit. Në anën tjetër, rrit rreziqet për privatësinë, sigurinëdhe demokracinë janë të konsiderueshme. Ka një nevojëurgjente për zhvillimin e paketes ligjore, rregullave të perdorimitsi dhe teknologjive mbrojtëse që mund të identifikojnë dhendalojnë përhapjen e përmbajtjeve “Deepfake”. Ky vit dhe ai nëvijim janë një vit zgjedhor në shumë shtete të botës.
Vetëm para dy ditësh shteti i Kolorados në SHBA i parapriume një ligj ndaj rasteve Deepfake në zgjedhjet e 5 Nëntorit. https://www.youtube.com/watch?v=FLkNgUfx0xo . Ky ligjparashikon masa të rrepta atyre që abuzojnë me këtë teknologji. Po ashtu, ai përfshin masa për përdorimin e algoritmeve tëzbulimit të Deepfake, rritjen e edukimit publik për rreziqet e kësaj teknologjie dhe forcimin e masave parandaluese për tëmbrojtur viktimat e abuzimit me Deepfake.
Në përfundim, teknologjia “Deepfake” është një thikë me dypresa që mund të sjellë përfitime të mëdha, por që mund tëparaqes edhe rreziqe të mëdha për shoqërinë. Rritja e ndërgjegjësimit dhe zhvillimi i masave mbrojtëse janë kyçe përtë siguruar që “Deepfake, ose videot e rreme” të përdoret nëmënyrë të përgjegjshme dhe etike në të ardhmen. Po ashtu, krijimi i mekanizmave dhe një grupi ekspertësh që tëmenaxhojnë situata “Deepfake” mbetet i domosdoshëm.
Nuk ka kurrësesi as vende as shtete imune, pasi “Deepfake” nukafekton vetëm Amerikën, Wall Street-in apo Hollywood-in. Prandaj edhe dy shtetet sovrane (RSh dhe R.Kosovës) të njëkombi të vetëm, nuk kanë kohë për të humbur, por duhet tëmendojmë dhe veprojnë qysh tani, jo kur apo pasi të ketëndodhur diçka.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.