Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se deri më tani janë kryer 215 aplikime në platformën “Deputeti që Duam” të Partisë Socialiste.
Përmes një video në rrjetet sociale, me mesazhet e disa prej aplikuesve, Rama shprehet se është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.
“Mirëmëngjes dhe me disa videogrimca të shkëputura nga 215 aplikimet e deritanishme në platformën “Deputeti që Duam”, ku është i mirëpritur cilido që dëshiron t’i bashkohet skuadrës sonë të re #PS30 për SHQIPËRINË2030 ju uroj të gjithëve të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.